Kryetari i koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj zhvilloi një takim elektoratin e tij në Lushnjë, ku prezantoi edhe kandidatët për deputet. Ai e hapi fjalën e tij duke uruar besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit. Zoti Lapaj vazhdoi me qëllimin e tij kryesor që është heqja e sistemit të listave të mbyllura të kandidatëve për deputetë gjë që kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe politik të vendit. Ai tregoi se do të shkojë me lista të hapura, duke shtuar se “duhet të shkojmë në Parlament me dinjitet, ose kurrë mos shkofshim.”
Gjithashtu Kryetari i koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ftoi qytetarët që të mbështesin një lëvizje që i jep më shumë mundësi dhe ndikim të drejtpërdrejtë atyre në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.
Takimin e përshëndeti edhe zoti Pano Sako bashkëthemelues i Nismës Thurje.