U zhvillua sot provimi i matematikës  i nxënësve të klasave  të nënta të arsimit të mesëm të ultë.

Sipas traditës, provimi u zhvillua me shkrim ku testi ishte përgatitur nga qendra përkatëse e Ministrisë së Arsimit.

Testi përmbante pyetje me alternativë dhe me zhvillim

ku prioritet merrnin pyetjet me zhvillim.

Provimi përmbante pyetje duke respektuar kriterin e tre niveleve të nxënesve,niveli i ulët, i mesëm dhe i lartë.

Të pyetur jashtë kamerës nxënesit u shprehën se  në përgjithësi pyetjet ishin të  një niveli mbi mesatar.

Sipas numrit të nxënësve të klasave të nënta disa klasa jane grupuar  për zhvillimin e provimit në një shkollë te zones.

Provimi u zhvillua brenda limiteve kohore ne 2 ore e 30 minuta.

Cdo nxënës ka kodin e tij dhe korrigjuesit në këtë mënyrë i shmangen vlerësimeve subjektive.

Korigjimet e provimeve bëhen në bazë bashkie ku ZA ka përzgjedhur  mësuesit më të kualifikuar të matematikës.

Rezultatet e  notave të provimit  do të jepen pas dy javësh.

Zyra arsimore nëpërmjet drejtorëve të shkollave i dërgon përgjigjet me dokumentacion te rregullt në cdo shkollë.

Provimi u monitorua edhe nga të dërguarit e  drejtorisë rajonale të arsimit  parauniversitar.

Nga informacioni që morëm nga zyra arsimore, provimi u zhvillua në rregull në mbështetje të  udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe nuk pati problem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds