Vëzhguesit e Këshillit të Europës vlerësuan procesin zgjedhor të zhvilluar të dielën si gjithëpërfshirës dhe paqësor.

 “Kemi pas zgjedhje gjithëpërfshirëse, paqësore në Kosovë, ishte shumë cilësor i gjithë procesi i zgjedhjeve. Votuesit e Kosovës e kanë demonstruar zotimin e tyre për demokraci duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tension…Këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilën janë përfaqësuar edhe komuniteti shumicë dhe pakicë dhe për më shumë pjesëmarrja e serbëve të Kosovës që kanë pasur një gamë të gjerë të zgjedhjes politike, kanë kontribuuar edhe më shumë në procesin demokratik.

Delegacioni prej 24 vetash është përbërë nga 18 anëtar parlamenti, përfaqësues të Komisionit të Venecias, dhe personeli që kanë vëzhguar zgjedhjet në Kosovë ndërmjet 7 dhe 8 shkurtit”.

 Petra Bajr, kryetare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se problematikat kryesore ishin problemet me faqen online të KQZ-së, por që sipas saj nuk ndikoi në rezultate. KiE identifikon si problematikë mungesa e një rregulloreje për mediat sociale, por vlerësoi kuadrin ligjor si transparent dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds