Kiara Ibraj, 11-vjeçarja nga Lezha është një ndër 24 finalistet në Sanremo Junior në Itali. Kjara do të deputojë në Teatrin Ariston më 17 prill 2024 duke përfaqësuar për herë të parë Shqipërinë në një nga festivalet më prestigjoze të industrisë për zërin e të rinjve.
Në një postim në në instagram ajo me entuziazëm shkruan: Sot dita e pare ne Sanremo ❤️
U emocionova kur pashe revistën ku prezantohemi të gjithë ne, finalistet.
Ta shoh emrin tim, krah moshatareve të talentuar nga e gjithe bota, qenka tejet emocionuese!
Kjara ka kaluar onlinë me sukses fazën e parë dhe fazën e dytë të pranimit në festival. Kënga e zgjedhur nga Kjara është ‘cover’ i “Never enough” të këngëtares Loren.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do ta mbështesë artisten e vogël në këtë eveniment të madh artistik. Ministri Blendi Gonxhe i ka uruar suksese yllit shqiptar në rrjetet e tij sociale. Sanremo Junior është një festival ndërkombëtar, ku marrin pjesë këngëtarë solist të moshave 6-15 vjeç. Përzgjedhja është shumë strikte nga një juri me ekspertë ndërkombëtare.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Zc6hGyLFv2k”]
