Seanca e sotme në Gjykatën e Elbasanit për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici është shtyrë për një moment të dytë. Gjici kërkon lirimin me kusht për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi por seanca që ishte planifikuar të mbahej në orën 10:00 me dyer të hapura u shty për shkak të mungesës që prokurorëve të çështjes.

Raportohet se prokurorët në një trajnim me OSBE për zgjedhjet e 11 Majit. Seanca e radhës bëhet me dije se do të mbahet më 18 prill në orën 13:00. Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të 2024 viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds