Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasit Xh.(Sh.) Xh., 46 vjeç dhe I. S., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Karbunarë, pasi ka kallëzuar një 41-vjeçar, se këta shtetas e kanë kanosur dhe i kanë marrë automjetin. Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjet një sasi e vogël Kokaine. Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.