Parlamenti i Zelandës së Re u përfshi të enjten nga kaosi, kur deputetët maorë kërcyen hakën tradicionale në sallën plenare, duke e detyruar kryetarin e seancës të pezullonte seancën.
Vallëzimi filloi disa sekonda pas fjalimit të parë të deputetes maori Oriini Kaipara, e cila u zgjodh shtatorin e kaluar.
Fillimisht, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Gerry Brownlee, i vuri në rend deputetët maori, duke thënë: “Jo, jo këtë. Më thatë se kjo nuk do të ndodhte.” Kur apeli i tij ra në vesh të shurdhër, Brownlee njoftoi shtyrjen e seancës.
