Kryeministri Edi Rama dhe Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas, po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka shprehur kënaqësinë e veçantë për vizitën e parë të zonjës Kallas në Shqipëri, duke e cilësuar takimin me të si shumë pozitiv. Ai ka theksuar se Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë tërësisht të linjëzuar në politikën e jashtme, dhe ka pohuar se nuk ka çështje të hapura mes dy palëve.
Rama gjithashtu ka folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar se të gjitha vendet e rajonit kanë një synim të përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Europian, një destinacion që, sipas tij, mbetet një pikë referimi e dobishme dhe ndihmuese për zhvillimet e politikës aktuale.
“Kënaqësi e posaçme të kemi sot në Tiranë në këtë vizitë të parë në Tiranë zonjën Kallas.
Më vjen mirë që më në fund e mbajte fjalën. Kemi pasur një takim shumë pozitiv, ashtu siç tha Kallas, me nesh dhe BE nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur. Politika jonë e jashtëm 100 për qind e linjëzuar me atë të BE.
Kemi folur në lidhje me procesin e anëtarësimit dhe planin, për rajonin dhe problematikat në rajon në një koment kur ne kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e rajonit.
Fatmirësisht të gjitha vendet kanë synim të shpallur strategjik anëtarësimin dhe ku ky destinacion është pikë referimi jashtëzakonisht e dobishme dhe ndihmuese për të ndihmuar dhe politikën e ditës”, tha ai.