Me rastin e Javës Olimpike, Zyra Arsimore me shkollat e qytetit të Lushnjës mbështetur nga Bashkia Lushnjë organizuan oktivitetin sportiv tek palestra “Foto Puka”. Aktiviteti u hap me nxënësit që ishin ndarë në katër grupe, të pozicionuar në katër pikat kryesore të qytetit, tek monumenti Vaçe Zela, tek monumenti “Toka Jonë”, tek Shtëpia Muze e Kongresit dhe tek Monumenti Shqiponja. Nxënësit me pishtarët në duar u bashkuan në qendër të qytetit me njëri-tjetrin në një minimaraton që përfundoi tek palestra “Foto Puka” duke ndezur flakën olimpike.
Aktiviteti vijoi me kërcime aerobike dhe lojëra nga nxënësit.
Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe Drejtorja e Akademisë Olimpike Enkelejda Çaushi të cilat ishin të pranishme në aktivivitet përshëndetën nxënësit dhe mësuesit.