Java Evropiane është një fushatë që organizohet çdo vit pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Tema e fushatës së këtij viti është  “BE për përfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut” dhe shërben për nxitjen e unitetit mes të rinjve në të gjitha bashkitë, të vogla dhe të mëdha.

Java Evropiane në Bashkinë Lushnjë do organizohet nga Njësia e Integrimit Evropian në këtë bashki nga data 7-15 Maj 2024. Aktivitetet do të jenë të shumta dhe do të përfshijnë grupmosha të ndryshme të qytetarëve.

Në datat 7 dhe 8 Maj do të zhvillohet aktiviteti me të rinjtë të cilët do të pikturojnë në telhajo mbi temën e përzgjedhur “Të bashkuar në diversitet” gjithashtu do të zhvillohen sesione informimi për rolin e BE-së në promovimin e të drejtave të njeriut. Nuk do të mungojnë aktivitetet sportive dhe festa me këngë popllore e moderne në shesh.

Ky cikël aktivitetesh mbështetet nga projekti Bashkitë për në Evropë dhe sot është dita e dytë e këtyre aktiviteteve, thotë Tanushe Muhametaj Specialiste për Integrimin Evropian dhe ndihmën e huaj në Bashkinë Lushnjë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”7R3fQ8v69fo”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *