Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Momentalisht nuk dihet arsyeja e thirrjes së Roshit në SPAK, por më parë ai është kallëzuar nga KLSH për disa tendera në kohën kur ai drejtonte bashkinë e Kavajës.
GJKKO me një vendim të datës 28 mars 2024, urdhëroi që dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës, i akuzuar për shpërdorim detyre, t’i kalonte Prokurorisë së Posaçme. GJKKO ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Gjykatës së Durrësit për pushimin e procedimit penal ndaj ish-kryebashkiakut të PS. Një vit më parë Prokuroria e Durrësit kërkoi pushimin e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, por Gjykata e Posaçme vendosi që çështja t’i kalojë SPAK.