Instalimi i rreth 150 paneleve fotovoltaike në 6 kopshte dhe shkolla në qytetin e Lushnjës do të mundësojë uljen e shpenzimeve që aktualisht shkojnë për energji, reduktimin e CO2 dhe do të krijojë kushte më të mira dhe një ambient më të pastër për rreth 1500 fëmijë dhe nxënës. Projekti u financua nga Ambasada Gjermane.
Projekti u realizua në kuadër të programit të BE-së për Tranzicionin e Energjisë: Marrëveshja e Kryetarëve të Bashkive në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, zbatuar nga GIZ, me fonde nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.
Përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane, Znj. Renate Quellee lidhi projektin me objektivat Partneritetit Rajonal për Klimën midis Gjermanisë dhe Ballkanit Perëndimor.
„Përmes Partneritetit Rajonal për Klimën, ne po mbështesim rajonin në realizimin e një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme, përfshirë mbështetjen për zhvillimin dhe miratimin e dokumenteve strategjike. Por një strategji vlen aq sa zbatimi i saj. Ajo që inaugurojmë sot është dëshmi se strategjitë për klimën mund – dhe duhet – të sjellin rezultate konkrete. Duke pajisur katër kopshte, një çerdhe dhe dy shkolla në Lushnje me sisteme diellore, ne sigurojmë një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për fëmijët – ndërkohë që ulim kostot e energjisë dhe përmirësojmë aksesin në kujdes cilësor për nënat dhe familjet. Në këtë mënyrë, ne po fuqizojmë gjeneratën e ardhshme të rritet në një hapësirë të qëndrueshme dhe frymëzuese që vë në plan të parë mirëqenien e tyre“: tha zonja Quelle.
Instalimi i paneleve fotovoltaike u krye në:
– CerdhenNr.1 me rreth 50 Fëmijë
– Kopshtin Nr. 2 me rreth 178 Fëmijë
– Kopshtin Nr. ¼ me rreth 215 Fëmijë
– Kopshtin Nr. 3 me rreth 147 Fëmijë
– Shkollën e Mesme “18 Tetori“ me rreth 530 Nxënës
– Shkollën “Kongresi i Lushnjes“ me rreth 360 Nxënës
Ky është një nga dhjetë projektet në shkallë të vogël që po zbatohen në të gjithë Ballkanin Perëndimor – dy prej tyre në Shqipëri – në Lushnjë dhe Roskovec. Ato demonstrojnëse si strategjitë lokale për klimën mund të përkthehen në përfitime konkrete në nivel komuniteti.
Rreth Projektit:
BE për Tranzicionin e Energjisë: Marrëveshja e Kryetarëve të Bashkive në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi mbështeti 27 qytete gjithsej për të hartuar Planet e Veprimit për Energjinë e Qëndrueshme dhe Klimën (SECAP), për të siguruar financime dhe për të pilotuar zgjidhje për reduktimin e karbonit. I zbatuar nga GIZ, projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Federale Gjermane, si pjesë e Partneritetit Rajonal për Klimën të Gjermanisë.
Rreth Partneritetit Rajonal për Klimën:
Partneriteti Rajonal për Klimën uprezantua nga Gjermania dhe gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, në tetor 2023, me qwllim përballimin së bashku tw ndryshimeve klimatike. Gjermania është zotuar të ofrojë deri në 1 miliard euro për investime afatgjata të gjelbra dhe 500 milionë euro për kredi afatshkurtra për mbështetjen e energjisë, me qëllim mbwshtetjen e rajonit drejt burimeve të rinovueshme, uljen e emetimeve dhe sigurimin e energjiswsë përballueshme. Duke financuar reforma dhe projekte konkrete, partneriteti përshpejton Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe e afron rajonin më pranë standardeve klimatike dhe energjetike të BE-së.