Një situatë e sikletshme i ka dalë jashtë skenarit kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me banorët në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve. Teksa një qytetar i ka treguar disa nga shqetësimet e tij, pasi banonte në këtë lagje, Rama ka nisur një debat, duke e quajtur qytetarin si një të dërguar nga Opozita për t’i prishur takimin.
Qytetari në fjalë, ka përmendur shqetësimet e tij, që janë nga rrugët e prishura nëpër lagje dhe deri te pastrimi i ujërave të zeza dhe te legalizimi i pronave. Por Rama e ka akuzuar atë, si të dërguar të Opozitës, ndërkohë që i ka theksuar se ai është fajtor që ka dhënë ryshfet për të legalizuar banesën e tij, në këtë zonë. Në fund të fjalës së tij, Rama e ka quajtur qytetarin demokrat që ka dashur të bëhet personazh nëpër media.