Ministri Toni Gogu është përplasur ditën e sotme gjatë Komisionit për Çështjet Ligjore me deputetin demokrat Saimir Korreshi.
Ndërsa Korreshi fliste për gjyqtarët me tone të ashpra, ministri Gogu iu drejtua duke i thënë se deputeti i PD ende nuk e ka kuptuar punën e një deputeti, duke shtuar se i gjithë ligjërimi i tij ishte një barsoletë.
Korreshi i është kundërpërgjigjur ministrit, ndërsa tha se barsoleta e tij është marrë nga Sokol Sadushi, kryetari aktual i Gjykates së Lartë.
Pjesë nga debati:
Toni Gogu: Kam përshtypjen që i vetmi njeri që nuk ka kuptuar efektet e veprimtarisë së tij përmes pyetjeve, më duket se jeni ju, sepse midis një deputeteje që ka përgatitur një projekt mirë apo keq, por e ka sjellë në zbatim të vendimit dhe një deputeti që tregon barsoleta për keqfunksionimin e gjykatave është një det i tërë. Do ju thosha: lexoni vendimin e GJK, sillni një projekt dhe mundet që projekti ta adresojë më mirë problematikën.
Saimir Korreshi: O i nderuar, i fort i nderuar kryetar. Tha barsoletë.
Ulsi Manja: Barsoleta nuk është e ndaluar në fjalor.
Saimir Korreshi: Po dale tani, duro. T’i tregoj ministrit se unë barsoletën e mora nga Sokol Sadushi. Është një barsoletë që e ka thënë kryetari i GJL drejtuar kryetarit të KLGJ, është barsoletë. Atij kryetari të komitetit të GJL që e mbani me shall sa herë ka mbledhje për partizanë, ju e quani barsoletë. E kuptoni ku jemi, po flasim për vendimet e GJK. Ne të kërkuam mbledhje për të diskutuar brenda rregullave ligjore, nuk e aprovoi ministria juaj, pse? Ore, epo lëre, rrugën e kompetencave, s’ju pjerdh njeri fare.
