65-vjeçari Ylli Dine me origjinë nga Tepelena, vijon të jetë i zhdukur prej tre ditësh tashmë, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
Ai u denoncua i zhdukur nga i vëllai i tij, vetëm një ditë më parë, ndërsa mësohet se mëngjesin e kësaj të enjte kanë nisur kërkimet për trupin e tij në Lumin Vjosë, pasi ka dyshime se 65-vjeçari ka rënë në lumë.
Familjarët kanë bërë me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ruajtur bagëtitë, por më pas kanë humbur kontaktet me të.
Ata shprehen se nuk kanë informacione nëse ka pësuar ndonjë problem shëndetësor apo nëse mund të jetë marrë nga rrjedha e lumit në zonë. Policia bëri me dije se po vijon kërkimet në terren, për të gjetur 65-vjeçarin.
