Ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kishaj të Hasit për të gjetur një person të moshës rreth 27- vjeçare nga Kukësi.

Banorët kanë konfirmuar se personi i humbur kishte dalë për gjueti dhe nuk është kthyer. Ai ka njoftuar babain e tij se nuk mund të kthehej dhe ka kërkuar ndihmë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur personin e humbur, i cili është identifikuar si Ajet Lleshi nga fshati Kishaj, Bashkia Has.

NJOFTIMI I POLICISE 

Has

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, mbrëmjen e djeshme, janë njoftuar nga familjarë të shtetasit A. Ll., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj, se rreth orës 17:00 kishin humbur kontaktet me 27-vjeçarin, i cili ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit A. Ll.

Për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds