Rruga që lidh lagjen “18 tetori” me Plukun prej vitesh është e pamirëmbajtur edhe pse banorët e Plukut paguajnë rregullisht taksat. Problem për banorët përveç mosasfaltimit dhe gropave të mëdha të shkaktuara nga mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në këtë rrugë është edhe mbushja me ujë e një pjesë të saj në dimër dhe verë që prej vitit 2019-2020.
Kanali kullues dhe vaditës në anë të rrugës është i papastruar prej vitesh nga mbeturinat e inertet që banorët hedhin dhe uji i tij del në rrugë dhe përmbyt përveç rrugës edhe shtëpitë afër saj. “Duhet të kalojmë me çizme në verë e dimër. Shpresojmë që temperaturat e larta ta thajnë e të kalojnë normalisht”, thonë banorët jashtë kamerave.
Rruga është një segment i rëndësishëm për Plukun, sepse në të kalojnë banorët dhe automjetet të cilët po dëmtohen nga gropat në rrugë.
Përveç gropës me ujë që sa vjen dhe po i zgjeron përmasat e saj, banorët ankohen edhe për ndriçimin e kësaj pjese rruge që mungon, ndërkohë gjysma tjetër e rrugës është me ndriçim dhe e thatë. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e instancave përkatëse për rregullimin e rrugës.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”PNbeRgDiVwk”]