jë tjetër përplasje në distancë po ndodh mes Shqipërisë dhe Greqisë për territore. Shkak është bërë liqeni akullnajor i Gramozit, i njohur ndryshe edhe si liqeni i Beznjas, i cili ndodhet në Ersekë.

Greqia pretendon se liqeni i Gramozit është pjesë e territorit grek, duke akuzuar Shqipërinë se e ka vjedhur atë. Sipas disa zyrtarëve grekë, shqiptarët kanë “lëvizur piramidat kufitare” duke e përvetësuar liqenin gjatë viteve të fundit.

Ish-kreu i Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare të SYRIZA-s Evangelos Apostolaki pretendon se ndryshimi i kufirit ka nisur rreth dy vite më parë dhe përfundoi para një viti, kur Google Maps e tregonte si territor shqiptar. Pas kësaj, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke kontaktoi me Google, duke ndryshuar kufirin në Maps. Ndërkohë që aktualisht liqeni është i ndarë në dy gjysma, njëra i takon Shqipërisë dhe tjetra Greqisë.

Të pakënaqur nga kjo, zyrtarët grekë po punojnë për të zgjidhur problemin dhe për ta marrë plotësisht brenda territorit të tyre liqenin e Gramozit. Kryebashkiaku Nestorio-s në Kastoria, Christos Gkosliopoulos është ankuar tek autoritetet më të larta të Greqisë për këtë çështje.

Ndërkohë që mediat greke kanë marrë dhe postimin e kryeministrit Edi Rama, i cili promovon atraksionin turistik me anë të një postimi në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds