Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Altin Nallbati, vëllai e deputetit Bledjon Nallbati lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në kryqëzimin e qytetit të Bilishtit, ku Altin Nallbati ka goditur një drejtues mjeti të tonazhit të rëndë.

Sipas avokatit, Nevzat Tarelli ka qenë vet prokuroria e Korçës që ka kërkuar detyrim paraqitje për vëllain e deputetit, kërkesë e cila është marrë parasysh nga gjykata e Korçës.

Deputeti Bledjon Nallbati ka akuzuar drejtorin e policisë së Korçës dhe drejtues politikë të PS në qarkun e Korçës, Niko Peleshi se kanë ndërhyrë në këtë ngjarje, që ka çuar e ne arrestimin e vëllait.

“Prokurorja ish-vartësja e Niko Peleshit personit që u mor personalisht me inskenimin dhe falsifikimin e kësaj akuze që nuk qëndron, shkon para gjykatës dhe thotë nuk di çfarë ka ndodhur dhe kërkon të caktohet një masë sigurie ndaj një personi. Më vjen keq që gjyqtarja u bë pjesë e këtij inskenimi politik”, tha Nallbati.

Gjykata e Korçës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds