Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dh e Krimin e Organizuar vendosi vazhdimin e masës së sigurisë arrest me burg për Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa u dha detyrim paraqitje, duke zëvendësuar arrestin shtëpiak. Për Elman Abdulen masa e sigurisë arrest me burg nuk ndryshoi, ndërsa për 5 biznesmenët e tjerë detyrim paraqtije.
Seanca nisi ditën e djeshme në orën 8 e 30, ku të pandehurit u paraqitën me radhë njëri pas tjetërit. Veliaj u shoqërua me masa të rrepta sigurie nga burgu. Ndërkohë Ajola Xoxa u shoqërua nga efektivët e policisë, e më pas të akuzuarit e tjerë. Gjyqi u ndërpre për më shumë se 30 minuta pasi u shëkput energjia elektrike.
Kurse avokatët kërkuan të nijiheshin me fashikujt. Kjo gjë detyroi gjyqtarin Erjon Bani që të shtynte seancën për në orën 13:30. Për më shumë se 6 orë palët u përpasnë me njëra-tjetrën. Avokatët e kryebashkiakut ofruan garanci pasurore dhe masën deytrim paraqitjeje për Ajola Xoxën për shkak të fëmijës së vogël, për të cilin nuk ka se kush të kujdeset.
Kërkesë që u pranua nga gjyqtari Erion Bani vetëm për bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë. Ndërkohë protestues të shumtë u mblodhën gjatë zhvillimit të gjyqit në mbështetje të Veliajt duke këkruar lirinë e tij. Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua mesditën e së hënës 10 shkurt, me kërkesë të SPAK për dy akuza, korrupsion kryer në 9 raste dhe pastrim parash.