Gjykata e Posaçme Antikorrupsion lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-policin Altin Morina.

Gjatë seancës Morina nuk ka dhënë shpjegime para gjyqtares së posaçme Flojera Davidhi.

Ndërkohë që të dielën pritet të zhvillohet seanca në gjykatën penale sa i takon akuzës për armëmbajtje pa leje nga ana e Morinës.

Morina u arrestua një ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *