Ilaria Sula, 22 vjeçarja që mungonte prej 25 marsit është gjendur e pajetë në periferi të Romës ku edhe studionte. Shoqrlet e dhomës së saj ngritën alarmin pasi nuk ishte kthyer dhe policia pas disa ditësh kërkime e ka gjetur pa jetë trupin e saj të mbyllur në një valixhe e të hedhur në një greminë. Policia italiane deklaron se ka arrestuar ndërkohë ish të dashurin e saj dhe po punon për zbardhjen e veprimeve që çuan në vrasjen e më pas zhdukjen për disa ditë të trupit të saj. Ilaria Sula, 22 vjeçe banonte në Itali me familjen e saj prej vitesh ndërsa janë me origjinë nga Çerma e Sipërme. Sipas të afërmve të familjes Sula, Familjarët jetojnë prej vitesh në Itali ku janë integruar në jetën social ekonomike të vendit fqinj. Vdekja e saj i ka lënë të pafjalë të afërmit e Flamur Sulës, babait të Ilarias. Apo jashtë kamerave pohojnë se kanë qenë familjarë të rregullt dhe banesa e tyre në buzë të rrugës nacionale Rrethrrotullimi i Çermës- Divjakë është e mbyllur pasi jetoj prej vitesh në Terni të Italisë, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti Romë ku vajza studionte. Të afërmit gjithashtu thanë se familja kthehej në banesën e tyre në Çermë vetëm gjatë periudhës së verës.
Ende nuk dihet nëse familjarët do të sjellin trupin e vajzës së tyre për t’a përcjellë më banesën e fundit në Çermë të Sipërma apo do t’i kryejnë shërbimet mortore në Itali, aty ku punojnë e jetojnë prej vitesh!