Në mes të arave të mbjella , 300 metra larg bregut të lumit Vjosa ,në vendin e quajtur “ Bunac” në fshatin Kafaraj  , mesditën e sotme, shërbimet e policisë Fier , dhe familjarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit te pajetë të 63- vjecarit , Engjëll Kanani, banues në Berat , i cili humbi kontaktet me shokun që kish ardhur për të peshkuar dhe me familjarët një javë më parë.

 Nga kqyrja paraprake e trupit në vendngjarje , nuk janë konstatuar shenja dhune , teksa dyshohet se mund të ketë pësuar  atak kardiak pasi vuante nga zemra. Trupi i pajetë është transportuar  drejt morgut të Spitalit të Fierit, për ekspertizë mjeko- ligjore ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds