Arda Kurtulan është në mesin e talenteve me shumë potencial që Alban Bushi ka te Shqipëria U-21. Një brez ndoshta më të mirin e viteve të fundit.

Arda Kurtulan është bërë qytetar i Bashkisë Lushnjë duke zgjedhur rrënjët e të parëve të tij. I shoqëruar nga menaxheri i Kombëtares U-21, Denis Lilo, futbollistit iu dha pasaporta shqiptare dhe nga tani është gati për të luajtur edhe në ndeshjet zyrtare me Shpresat e Alban Bushit. 

Arda Kurtulan është pjesë e Diyarbekir në huazim pasi kartoni i tij zotërohet nga Adana Demirspor

Arbnor Muja gjithashtu u bë qytetari I Lushnjës. Ai luan ne Uefa Champions League me skuadrën e tij belge Antewerp.

Arbnor Muja është lojtari më i ri i Kombëtares shqiptare. Ai është pjesë e listës së Silvinjos për dy ndeshjet e muajit shtator që ekipi kombëtar do të luajë, në transfertë ndaj Çekisë më 7 shtator dhe me Poloninë në “Air Albania”.

Muja i cili është thirrur nga Kosova, por nuk ka zbritur për asnjë minutë në fushë, ka zgjedhur që të përfaqësojë Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds