Shpërthimet e fruthit në mbarë botën , kanë vënë në alarm edhe autoritetet shëndetësore në vendin tonë. Vetëm gjatë muajit mars 2025 në Fier janë identifikuar 9 raste , tek fëmijët e pavaksinuar. Sipas mjekes epidemiologe Anila Moçi , rasti i parë i konfirmuar ka qënë i një fëmije i cili pas qëndrimit 2 javor në Itali është kthyer i infektuar, pasi prindërit e tij  kishin refuzuar bërjen e vaksinës kundër fruthit. Një tjetë vatër infeksioni shpërtheu më pas në një kopësht dhe pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe aktualisht janë né gjëndje të mirë shëndetësore , mjekja Moçi paralajmëron rrezikun e përhapjes së fruthit në rast refuzimi të vaksinës.

Mjekja epidemiologe pohon gjithashtu se vaksinimi mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj kësaj sëmundjeje duke kundërshtuar zërat se vaksina kundër fruthit shkakton autizëm.

Një shpërthim i tillë i fruthit në Fier është regjistruar në vitin 2018 ku në Qarkun e Fierit u prekën 8 persona. Përballë kësaj situate mjekja Moçi u ka bërë apel të gjitha institucioneve arsimore parashkollore dhe shkollore të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, pasi bëhen shkak për përhapjen e fruthit edhe te fëmijët e tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds