Kryeministri Rama i shoqëruar nga Zvkryeministrja Balluku zhvilloi dje në qarkun e Fierit takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në këtë qark për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe takime elektorale me të rinjtë, biznesin dhe qytetarët. Në Fier para të rinjve dhe të atyre që votojnë për herë të parë, ai kërkoi votën e tyre për të bërë të mundur futjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama: Si asnjëherë më parë PS, nuk ka pasur dhe sot ka një skuadër që është më e reja në fletën e votimit dhe këtu në Fier, një vajzë dhe një djalë që vijnë nga radhët tuaja nuk janë në listën e deputetëve, por janë tanimë 2 deputetë të rinisë së qarkut Fier në Kuvend. Asnjëherë më parë PS nuk ka kërkuar, siç e kërkon më 11 maj angazhimin, fuqinë e të rinjve.
Jo si socialistë dhe demokratë, por si shqiptarë europianë, të gjithë së bashku. Cilido që do vijë me ju në 11 maj në kutinë e votimit dhe së bashku me ju do zgjedhë PS, duke e vënë votën në qendër të fletës, do e kujtojë 11 majin si ditën kur dha një dorë me votën për Shqipërinë zonjë në familjen e përbashkët europiane. Vota e 11 majit është më shumë se vota për sot nesër. Ka brenda profecinë e Skënderbeut.
Në Roskovec u prezantuan kandidatët për deputetë.
Në qytetin e Patosit Kryeministri Edi Rama kërkoi një fitore rekord për PS. Gjatë fjalës së tij Rama foli edhe për Berishën, duke e quajtur një 80-vjeçar që nuk di çfarë thotë dhe çfarë kërkon.
Zvkryeministrja Balluku që shoqëroi Ramën u shpreh se mandati i 4 do të jetë hapja e kapitullit të ri, për Shqipërinë evropiane.