Banorët e fshatit Varibop në njësinë administrative Cakran , kanë protestuar paraditen e sotme për mungesën e ujit të pijshëm gjatë verës edhe pse janë taksapagues të rregullt. Ata pohojnë plot indinjatë se me rritjen e temperaturave duke filluar nga muaji Maj-Tetor, rubinetat e çesmave té tyre furnizohen vetëm 10 minuta në ditë

Gjatë fushatës na u premtua se kjo problematikë do të marrë fund, thonë banorët, por deri më sot vijon të mbetet e pandryshueshme.

Situatë absurde e ka quajtur një shtetas francez.

Varibopi furnizohet me ujë të pijshëm nga një depo e ndërtuar që në kohën e sistemit  të mëparshëm që sipas banorëve duhet té rindërtohet në përmasa më të mëdha.

Sipas informacionit té marré prané Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Fier, Varibopi numeron 241 abonentë , té cilét furnizohen me sasiné e nevojshme të ujit, por volumi i  shtuar në banesat e tyre né muajt e veres u veshtireson furnizimin me ujë. Ndërkohë Ujësjellësi po harton të plan masash për minimizimin e shpërdorimit të ujit të pijshën duke inspektuar të gjitha zonat me ndihmën e Task  Forcës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds