Një sipërfaqe prej 16 ha  e mbjellë me grurë , është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës në fshatin Topojë në Fier. Siperfaqja në pronësi të një prej kultivuesve më të mëdhenj të grurit në zonë, Mili Sako është shkrumbuar vetëm për pak minuta pasi flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe një stan pranë. Ne vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikëesja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Për fermerin Sako dëmi ekonomik është i konsiderueshëm, por nuk beson se mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme.

Fermeri Sako këtë sezon ka kultivuar 45 ha sipërfaqe të mbjellë me grurë , ndërkohë që gruri më cilësor tashmë është shkrumbuar. Sako apelon për të gjithë fermerët kujdes të shtuar gjatë djegies së hamulloreve, pasi nje pakujdesi e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds