Kryetari i PD Sali Berisha dje prezantoi kandidatët për deputetë në xgjedhjet e 11 Majit në Fier. Berisha u bëri thirrje demokratëve të injorojnë akuzat e Kryeministrit Edi Rama dhe në javët që kanë mbetur për të bërë fushatë të shpërndajnë programin e PD. KrKryetari i PD Sali Berisha iu drejtua grave dhe vajzave me kërkesën që të mos mashtrohen nga batutat e Ramës.
‘Kanë mbetur më pak se tre javë. Këto javët, orët, ditët e jetës sonë, të misionit tonë. Le të betohemi ne, të shndërrohemi në misionarë, të takojmë çdo njeri që njohim, çdo komshi, çdo qytetar dhe të injorojmë batutat e tij bajate. Por të merremi me këtë program, t’ua shpjegojmë qytetarëve këtë program se ky program është një mundësi për çdo të ri, për çdo punëtor, për çdo fermer, për çdo rrogëtar, për çdo mësues që do ketë rrogën minimale 1500 euro, për çdo mjek dhe infermier që do ketë rrogë të dyfishuar, për çdo naftëtar që do ketë të garantuar statusin e naftëtarit. Për të gjithë ata pra që besojnë se Shqipëria është një tokë e bekuar, se Shqipëria ka pasuri përrallore që duhet t’i gëzojnë qytetarët e saj. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme’, tha ai.
Berisha hodhi akuza edhe ndaj drejtueses politiketë PS në Fier Belinda Ballukut duke thënë se mashtron për vota.
‘Kam një lutje për nënat, gratë dhe motrat e Mallakastrës. Mendoni një moment këtë Lubinë që vjen e sillet këtu sikur të ishte badigardi i Edi Ramës për të mashtruar për t’u marrë ju votat. Por kjo tregon se për këta njerëz, për këtë grup, ju nuk ekzistoni. Pensionisti nuk ekziston. Qytetari nuk ekziston. I riu është për t’u flakur nga Shqipëria sepse voton kundër tyre’, tha ai.
Berisha u premtoi demokratëve të Fierir se në 100 ditët e para do ta nxjerrë vendin nga varfëria ekstreme.
‘Në 100 ditët e para do ketë zero varfëri ekstreme, mjerimin do e përjashtojmë nga Shqipëria. Nuk ka dhe nuk do ketë pensionistë me cilindo lloj pensioni, të pjesshëm, të plotë e të tjerë, që do marrin më pak se 200 euro në muaj. Nuk ka dhe nuk do ketë të papunë, nuk ka dhe nuk do ketë qytetarë me ndihmë ekonomike, studentë me bursë, jetimë në familje, që do marrin më pak se 200 euro.
Nuk do ketë më shqiptarë që do numërojnë kafshatat, që mund të mos blejnë ilaçet e tyre. Lista e qeverisë italiane për ilaçet e rimbursueshme do jetë lista juaj. Do fillojmë nga dinjiteti njerëzor. Se lëndon më shumë shpirtin e njeriut dhe dinjitetin se sa sofra që nuk të lejon të ushqesh fëmijët e tu, se sa sofra që nuk të lejon t’i japësh 3 vakte ushqim fëmijës tënd. Kjo merr fund. Rrogat minimale do të jenë brenda 3 muajve, 100 ditët e para, 500 euro. Ushqimet, rrogat, ndihmat dhe pensionistët do t’i marrin 20% më mirë se të tjerët”, tha Berisha.
Nga Fieri Berisha pati një paralajmërim edhe për investitorët strategjikë duke thënë se nëse prekin tokat e shqiptarëve do të dënohen.
‘Paralajmëroj të ashtuquajturit investitorë strategjikë, mos prekni asnjë metër katror pronë të qytetarëve shqiptarë se në mënyrë absolute do konfiskohet dhe do ndëshkoheni për korrupsion. Kudo që shkoj, ankesa për grabitjen e tokës. Isha në Korçë, më thoshte tjetri, tek llixhat e Përmetit kemi dhjetëra hektarë, por po na i grabisin. Na e ka dhënë Edi Rama. Edi Rama bashkë me ta do të shkojë atje ku duhet. Prona e tjetrit nuk preket. Të dashur miq, Made in Albania do jenë prodhimet e uzinave, fabrikave dhe bizneseve të Fierit.
Unë garantoj biznesmenët se revolucioni ynë fiskal, taksa e sheshtë, përgjysmimi i barrës fiskale, ulja në 15 përqind e TVSH-së, ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë për biznesin, janë zotimet tona. Biznesmenët e vegjël, u premtoj sot se këta bashkiakë hajdutë do e kenë kufirin tek thana. Se nuk do mund të vendosin kurrë taksa më të larta se 1 përqind të xhiros dhe se tavani për TVSH-në, për tatimin mbi të ardhurat, nga 100 dhe 140 mijë euro, do të kalojnë të dyja në 180 mijë euro’, tha ai. https://www.youtube.com/embed/LJbPlqXha3E https://www.facebook.com/v15.0/plugins/share_button.php?app_id=2060058987556346&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Dfc9d3a705931b3f42%26domain%3Dshqiptarja.com%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fshqiptarja.com%252Ff75eca84b6abb3e4a%26relation%3Dparent.parent&container_width=0&href=https%3A%2F%2Fyoutu.be%2FLJbPlqXha3E&layout=button&locale=en_US&mobile_iframe=false&sdk=joey&size=small