Në Kallm të Fierit, si cdo vit tjetër ka nisur dhe nxjerrja në treg e shalqinit si një nga kulturat që prodhohet më së shumti ne këtë zonë. E pavarësisht se rreth 70% e tokës bujqësore është e kultivuar me shalqi fermerët ende nuk kanë të siguruar një pikë grumbullimi në zonë.

Sipas fermerëve , çmimi i shalqinit aktualisht në treg është 30 lekë, ndërkohë që e tregtojnë vetëm në tregun e brendshëm. Ky çmim është i kënaqshëm për kultivuesit e shalqinit, por në mungesë të nje çmimi tavan ata i tremben faktit, se pas disa ditësh çmimi do të ulet ndjeshëm siç ka ndodhur gjatë viteve të mëparshme.

Fermerët pohojnë se per shkak të mungesës së tregut politikave mbështetëse bujqësore sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë nga viti në vit është reduktuar ndjeshëm ndërkohë që prodhimi i kësaj zonë njihet si një ndër më cilësorët në tregun vendas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds