Fermerët e Dimalit, Beratit, Lushnjës Divjakës, Fierit e Roskovecit organizuan protestën e radhës në kryqëzimin e Urës së Kuçit. Fermerët lanë punën në bujqësi dhe protestuan kundër abuzimit që bëjnë pikat e grumbullimit të cilat bllokojnë thithjen e prodhimit duke i detyruar fermerët të ulin çmimin e domates edhe të trangullit. Sipas fermerëve dy ditët e fundit 1 kg domate po shitet 20 deri 25 lekë dhe 1 kg trangull 10 deri në 15 lekë. Me çmimet aktuale fermerët janë të falimentuar.

Përveç arsyeve mësipër edhe faturat e lëshuara nga pikat e grumbullimit jepen pa çmim dhe me shumë vonesë duke bërë që fermerët të mos marrin rimbursimin e TVSH-së.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”yILJ0Jr8ZQM”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *