Fermerët e Karbunarës në bashkinë e Lushnjes kanë vite që kultivojnë agrume. Siparfaqja e mbjellë me to arrin deri në 60 hektarë por fermerët e zonës,nuk i shesin produktet e tyre në tregun e shumicës. Përgjatë rrugës nacionale Lushnjë- Berat janë vendet ku fermerët tregtojnë prodhimin e tyre. Nga kjo fermerët marrin të ardhura më të larta. Sipas fermerëve ata përdorin vetëm preparatet e rekomanduara nga specialistët dhe jo preparatet të cilat janë të dëmshme.
Shteti duhet të kontrollojë gjithë hallkat e inputeve bujqësore për shkak se nëse një input pesticid apo të tjera hyn në vend dhe shitet në farmaci bujqësore, fermeri nuk është i aftë të dallojë është i dëmshëm apo jo.
