Fermerët e Divjakës momentalisht janë furnizuesit kryesorë të tregut vendas për bostanoret, shalqinin dhe pjeprin si dhe qepë e patate. Sot në mesditë në tregun e lirë të fruta perimeve në Divjakë një kg shalqi i cilësisë së parë tregtohet me 20 deri në 22 lekë të reja. Një kilogram pjepër 50 deri në 60 lekë, një kilogram qepë ose patate me 50 lekë.
Në territorin e Divjakës dhe Lushnjës ushtrojnë aktivitetin 27 pika grumbullimi të cilat aktualisht merren vetëm me eksportin e këtyre kulturave, ndërsa me perime të tjera si domatja, trangulli, speci, patëllxhani e tjera punohet nga tregu vendas ku prodhimi tërhiqet nga tregtarët direkt nga fermeri.
Sot me kamerën tonë ne pamë se çmimet për eksport janë pothuajse të njëjta me ato të tregut vendas.