Zona e Cakranit në Bashkinë Fier njihet si një nga prodhuesit kryesor të gjelit të detit në jug të vendit. Mjaft familje të zonës e vijojnë këtë traditë duke përdorur metodën tradicionale për nxjerrjen dhe rritjen e tyre. Ata shprehen se produkti është cilësor ndërsa tregu edhe pse herët duket se nuk ka kërkesë. 1000-1200 lekë për kg është gjeli i detit dhe 1200-1400 lekë për kg është pula këtë fundvit.
Më së shumti banorët e tregtojnë mallin e tyre xhepave të rrugës Levan – Tepelenë, duke nisur shitjen më herët, pasi i tremben një bllokimi të tregut për shkak të prodhimit të madh të shpendëve të detit.
Nuk mungojnë fermerët që thonë së rritja e gjelit të detit ka kosto të lartë dhe mundim ndaj edhe çmimi i tij i lartë me 100 deri 200 lekë për kg më shumë se vjet është i merituar, por ekonomia e dobët bënë që nuk ka shitje.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”f5tzLttHZyU”]
