Futja në treg i shpendëve të detit të ardhur nga Greqia ka ulur çmimin e shpendëve të detit të vendit në treg.

Një kg gjel deti i vendit kushton 10 mijë lekë të vjetra  ndërsa i pulës 12 mijë lekë të vjetra, kurse gjeli dhe pula e detit e ardhur nga Greqia shitet në treg me çmimin e 7 mijë lekëve të vjetra kg.

Fermerët e zonës së Cakranit thonë se po u prishet tregu, gjelat e vendit kanë shije më të mire, por kanë edhe mundime në rritje.

Me kamerën  tonë regjistruam edhe një blerës nga Tirana i cili kishte ardhur enkas për të marr gjelin e detit në këtë zonë.

Edhe pse pak ditë na ndajnë nga  ndërrimi i viteve fermerët nuk ulin çmimin e gjelit dhe pulës së detit, pasi dalim me humbje, thonë ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *