Vazhdojnë aktivitetet me rastin e festave të Nëntorit në shkollën jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”. Kopshti i këtij institucioni organizoi një Koncert festiv me recitime dhe këngë e valle në ambientet e kopshtit. Fëmijët ishin veshur të gjithë me kostumet e bukura popullore të zonës sonë.

Vogëlushët interpretuan me dashuri poezitë për atdheun duke emocionuar prindërit dhe edukatoret që ishin të pranishëm për të ndjekur koncertin plot ngjyra të fëmijëve.

Edukatorja Romina Kajdo në fund të aktivitetit uron prindërit dhe fëmijët për festat e Nëntorit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”GOOw4Aw6Diw”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds