Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Romë, e cila rrëzoi vendimin e kryeministres italiane Georgia Meloni për mbajtjen e emigrantëve në kampin e Gjadrit, anija e rojës bregdetare e shtetit fqinj ka mbërritur në ujërat e portit të Shëngjinit për të marrë mbapsht 43 emigrantët.

Vendimi i trupit gjykues mbrëmjen e së premtes, ka cilësuar sit ë paligjshëm qëndrimin e emigrantëve në Kampin e Gjadrit. Kjo nuk është hera e parë që gjykata ‘rrëzon’ Melonin, duke marrë mbrapsht emigrantët që vijnë në Shqipëri. Për herë të tretë emigrantët janë detyruar të largohen pas vendimit të gjykatës.

 Megjithëse Meloni ka akuzuar opozitën dhe autoritetet gjyqësore për vendimet e marra, nuk ka mundur të ndalojë kthimin e emigrantëve. Në 24 ditët e para të këtij viti kanë zbarkuar në brigjet italiane 1 mijë 742 persona, duke shënuar kështu një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku zbritën 1 mijë e 298 emigrantë nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme dhe shteteve të tjera Afrikane por jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds