Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-ndaluan shtetasin M. Ç., 36 vjeç, banues në Barbullinjë, Lushnjë, pasi nga hetimet dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 24 vjeçe, para disa muajsh;

-referuan materialet në Prokurori për vlerësim, ku nisi procedimi penal për shtetasit I. M., 49 vjeç, F. M., 32 vjeç, I. M., 42 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, banues në Fiershegan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë qëlluar me grushte një shtetas 65 vjeç, banues në Fiershegan, dhe kanë thyer me mjete të forta, xhamat e lokalit të tij;

-referuan materialet në Prokurori, sepse shtetasja M. V., 78 vjeçe, pas një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër, ka pësuar reaksion. 78-vjeçarja është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Fier, pasi në fshatin Fermë Çlirim, automjeti që drejtonte është përplasur me një mjet pune (frezë me rimorkio) me drejtues shtetasin G. Ç., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit G. Ç., A. Ç., 66 vjeç dhe një shtetas 14 vjeç, të cilët ndodheshin në rimorkion e frezës. Shtetasit G. Ç. dhe A. Ç. ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds