Dy pyetjet për fenë dhe etninë kanë marrë vëmendjen më të madhe në ditët e para të censusit 2023. Krerët e dy besimeve në Fier, besimit të krishterë ortodoks dhe besimit mysliman, Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla dhe Myftiu Mikel Hazizolli kanë reaguar në lidhje me këtë proces. Sipas Hirësi Nikollës, përkatësia fetare është një çështje serioze në procesin e censusit dhe nuk duhet të kishte paqartësi në pyetje për besimtarët. Ai e ka theksuar këtë gjë duke patur parasysh të dhënat e kontestueshme të censusit të vitit 2011 të cilat shpallën 6.75% të krishterët ortodokse në Shqiperi. Pyetja mbi perkatësinë fetare në censusin e vitit 2023 duhej të ishte e detyrueshme për të patur rezultate sa më të sakta, pasi ato do të meren si pikë referencë jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Ndërkohë myftiu i Fierit Mikel Hazizolli ka shprehur shqetësimin se dhjetera besimtarë janë ankuar pasi anketuesit u kerkojnë që ta plotesojnë ata vetë formularin duke u hequr besimtarëve të drejtën për të shprehur lirshëm përkatësinë fetare. 

Ndërkohë të dy krerët e besimeve fetare kanë ndarë të njëjtin qëndrim se përkatësia fetare në censusin e vitit 2023 është mbi të gjitha respekt ndaj dinjitetit të besimit të gjithsecilit teksa kanë theksuar faktin se kjo nuk është një garë mes komuniteteve fetare se cili është më dominant dhe nuk e cënon aspak tolerancën fetare që ekziston në vendin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds