Të akuzuarit Fatmir Bekteshi, Xhimi Begeja dhe avokatët e Jamarbër Malltezit kërkuan në gjykatë pushim pafajësi dhe pavlefshmëri provash.
Nga ana tjetër Luan Hasneziri do të paraqesë prapësimet.
Avokati i Andia Pustinës kërkoi pushim të çështjes.
“Kërkimet kanë të bëjnë me pavlefshmëri aktesh, nuk provohet lidhja shkaksore dhe pasojën. Prokuroria e ka vendosur në fabul në vitin 2024 dhe nuk u qartësua nga prokurorë as në veprimet paraprake. Akuza e pambështetur në ligj, akuza e paformuar qartë. Prokuroria nuk është e qartë me fabulën në ngarkim të saj”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër “Kontakt” kërkoi veçim të çështjes. Ndërsa për “Homeplan” mungonte avokati dhe mbrojtja.
Gjatë seancës paraprake avokati i kreut të PD, Sali Berisha kërkoi: Pavlefshmërinë e akteve dhe pushim çështjeje, aktet e ekspertimit janë bërë në shkelje të ligjit sepse janë bërë nga hetuesit e BKH dhe jo nga ekspertë të licencuar.
Në të njëjtën kohë avokatët prapësuan provat për ndryshim destinacioni të Klubit Sportiv Partizani, sepse janë bërë sipas tyre nga kryeministri Edi Rama.
Avokatët e Berishës thanë se gjatë procesit me dyer të mbyllura: Pse nuk është marrë në pyetje ky shtetas?