Sot në Divjakë u arrestua një 43-vjeçar pasi ka plagosur me mjet prerës (biçak) babë e bir.

Sipas njoftimit të policisë 43 vjeçariplagosi për motive të dobëta, me mjet prerës (biçak), dy shtetas, dhe u kap menjëherë dhe u shoqërua në Komisariat.

Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (biçak), shtetasin R. K., 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i shtetasit A. V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds