Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman, Divjakë, ku pas një debati për motive pronësie, dy vëllezërit. Zarif Konja, 58 vjeç dhe Astrit Godanci, 57 vjeç, kanë goditur me grushte Shpëtim Konja, 50 vjeç (vëllai i Zarif Konja).
Sipas policisë pas konfliktit, Shpëtim Konja, ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit Astrit Godanci.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale tek fuoristrada e njërit prej agresorëve. Shpëtim Konja është ndaluar nga policia për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, ndërsa mbeten ende në arrati Zarif Konja dhe shoku i tij Astrit Godanci.Gjithashtu po pyeten edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijeni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja.