Dita e Verës, ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishtërimi, por që vazhdon edhe sot si një nga traditat tona më të bukura.  Festimet kryhen në nderim të natyrës magjepsëse shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve, por edhe veroreve me ngjyra që kryesisht i venë në duar fëmijët.

Qendra Kulturore e Fëmijëve me pjesëmarrjen e fëmijëve të shkollave 9-vjeçare dhe mbështetur nga Bashkia Lushnjë organizoi sot një festë me aktivitete të ndryshme. Karnavalet me maska dhe veshjet shumengjyrëshe që parakaluan në bulevard hapën këtë ditë festive. Më pas fëmijët u mblodhën në sheshin para bashkisë, ku kërcyen dhe kënduan nën ritmin e këngëve të pranverës që u përformuan nga artistët e vegjël lushnjarë.

Nuk munguan as bollokumet dhe veroret që u shpërndanë nga Qendra e Zhvillimit dhe nxënëset e shkollës “Liri Kazazi”.

Festimet do të vazhdojnë sot edhe nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds