Dita e Verës, është një festë shumë e lashtë e shqiptarëve, por që vazhdon edhe sot si një nga traditat tona më të bukura.  Festimet kryhen në nderim të natyrës magjepsëse shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Shenjat dalluese të këtij festimi janë gatimi i ballokumeve, veroret me ngjyra që kryesisht i venë në duar fëmijët dhe në disa zona ndizen zjarre për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Ndonëse kjo ditë u ruajt dhe u festua për një kohë të gjatë në qytetin e Elbasanit, sot ajo është festë e të gjithë shqiptarëve dhe ditë kombëtare pushimi.

Atmosfera festive e Ditës e Verës, nuk ndjehet sot, në qytetin e populluar nga qytetarë të shumtë të cilët jasht kamerave u shprehën se dëshironin të kalonin një ditë ndryshe, me aktivitete, pasi është festë kombëtare dhe ditë pushimi. Por Bashkia e Lushnjës e bëri pushim Ditën e Verës duke i lënë qytetarët në rutinën e përditshme, një xhiro në bulevard ose një kafe në lokal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *