Pas largimit nga Partia Socialiste, deputetja Marjana Koçeku është larguar zyrtarisht nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asocim.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë seancës parlamentare. Ai njoftoi gjithashtu se, vendi i saj do të zëvendësohet nga deputeti Erion Malaj.
“Në komitetin parlamentar për stabilizim asocimin, deputetja Marjana Koçeku, largohet si anëtare dhe caktohet deputeti Erion Malaj.”, tha ai.
