Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, pak para hyrjes në Kuvend, ka ironizuar qeverinë, ndërsa me vete për në seancë kishte marrë bukë misri dhe kos. Ai tha se këto ushqime janë të vetmet që mund të përballojnë pensionistët me koston e lartë të jetesës dhe pensionin e ulët.

“Kam sjellë bukë misri dhe kos. Bëjnë 1 mijë e 200 lekë, janë 63 mijë lekë në muaj. 110 mijë lekë merr mamaja ime, mund të hajë bukë misri dhe kos për një muaj, 100 mijë lekë ilaçe ca i ngelen. I ngelen lekë vetëm për letrën higjienike. Këtë do t’ia çoj atij, po rri sot pa bukë tha plaka ime, jepja qeverisë, vetëm ata t’i kemi shëndoshë”, tha Korreshi para Kuvendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds