Gjatë festimeve për 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve veteranët që morën pjesë në nderimin e dëshmorëve shprehën shqetesimin e tyre për dëmtimin e Varrezave  të Dëshmorëve. Disa varre nuk kanë emra, janë fshirë duke i bërë ata të paidentifikueshëm, disa u janë thyer pllakat e varreve. Të vjen keq kur shikon gjendjen e tyre dhe kur mendon që në to prehen bijtë e Lushnjës që dhanë jetën për këtë vend, por që tashmë janë anonim, pasi emrat në pllakat e varrit nuk janë më, nga koha apo nga njerëzit nuk e dimë, por mbase nga të dy faktorët bashkë.

Pushteti vendor ishte në datën 5 Maj për homazhe në varreza, por nuk u prononcua për rikthimin në gjendjen optimale të tyre dhe rregullimin e dëmtimeve të tjera, pasi edhe rruga e varrezave ka probleme. Gropat e hapura gjatë saj, nëse nuk je i vëmendshëm kur kalon pranë tyre mund të shkaktojnë aksidente me pasoja serioze tek qytetarët.

Varrezat e dëshmorëve një vend nderi dhe lavdie ku prehen 184 dëshmorët lushnjarë, i vizituar një herë në vit dhe i shpërfillur 364 ditët e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *