Kryeministrja e qendrës së djathtë të Latvia, Evika Silinja, ka njoftuar dorëheqjen e saj, duke çuar në rrëzimin e koalicionit qeverisës vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për në tetor.

“Unë jap dorëheqjen, por nuk dorëzohem”, deklaroi Silinja, duke konfirmuar largimin nga drejtimi i qeverisë mes tensioneve politike në vend.

Sipas Kushtetutës së Letonisë, presidenti Edgars Rinkēvičs do të zhvillojë takime me të gjitha partitë parlamentare për të diskutuar krijimin e shumicës së re qeverisëse dhe emërimin e kryeministrit të ardhshëm.

Kriza politike u thellua pasi partia e majtë Progresivët njoftoi tërheqjen e mbështetjes për qeverinë, duke i hequr shumicën parlamentare kabinetit të Silinjës.

Vendimi erdhi pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes Andris Spručs, pjesë e Partisë Progresive, për shkak të mënyrës se si ishte menaxhuar çështja e dronëve ukrainas që kishin hyrë në territorin letonez nga drejtimi i Rusisë.

Situata ka krijuar paqartësi politike në Letoni në një moment të ndjeshëm për sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet me Rusinë, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds