Në prag të festave të fundvitit,në tregun e shpendëve në Lushnjë ka nisur shitja e gjelit të detit.

Ditën  e sotme çmimet varionin ,në 800 lek për kilogram për  gjelin e detit,dhe në 900 leke për kilogram për pulën e detit .Por kishte dhe fermerë të cilët këkronin ti shisnin edhe me çmime më të larta sepse justifikoheshi me rritjen e tyre bio.

Ato shprehen se këtë vit çmimi është më i ulët në krhasim me vitet e kaluara pasi ka rënë fluksi i blerësve ,por edhe pasi janë futur sasi të mëdha në numër të gjëlave që rriten nëpër komlekse dhe që vijnë nga jasht.

Ata thonë se të rrisësh gjelat e detit për një vit është një kosto e lartë shpenzimesh gjë e cila me këto çmime kaq të ulëta nuk janë të lëverdishme dhe nuk kanë fitim.

Fermerët shpresojnë që në ditët në vijim dhe kur të afrojnë festat të ketë rritje të çmimit pasi sipas tyre kjo do të kompesojë mundimin dhe shpenzimet për rritjen e gjelit të detit.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds