Largimi i Simone Inzaghi-t nga Inter e bën akoma më të paqartë të ardhmen e Kristjan Asllanit. Trajneri i ri, Christian Chivu, i besoi menjëherë një fanellë titullari në Botërorin e Klubeve, kjo për të krijuar edhe një ide më të qartë mbi potencialin e tij. Paraqitja e mesfushorit kuqezi ishte pozitive, por ky fakt nuk e largon aspak nga merkato, përkundrazi.

Nga Italia bëjnë me dije se e ardhmja e Asllanit është e lidhur me ngushtë me atë të Samuele Ricci-t, mesfushorit “azzurr”. Ricci kërkohet nga një pjesë e madhe e ekipeve në Serie A, ku mes pretendentëve janë edhe Inter e Fiorentina. Në çdo rast, nëse Ricci vendos të largohet nga Torino, për të pranuar ofertën e një prej këtyre dy klubeve, atëherë Asllani pritet të ndryshojë skuadër. Pioli kërkon me çdo kusht një mesfushor të ri te Fiorentina, Ricci është preference e parë, nëse dështon në këtë pikë, atëherë planin B është Asllani.

Nëse Ricci zgjedh Milanon, për të veshur fanellën zikaltër, edhe në këtë rast Asllani do të sakrifikohet, me shumë mundësi do të përfundonte sërish në radhët e Fiorenties, ose do të përfshihej në një shkëmin me Torinon për të ulur kostot e operacionit pasi kartoni i mesfushorit italian vlerësohet me 40 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds